Nëse ju janë paraqitur simptoma të Covid-19, siç janë simptomat e sistemit të frymëmarrjes: temperaturë, ethe, kollë, humbje shijes dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute etj. Apo keni pasur kontakt me një person i cili ka pasur këto simptoma, atëherë ju duhet të drejtoheni tek Qendra më e afërt e Mjekësisë Familjare (QMF) ku duhet të merrni udhëzim për t’u testuar.
Prej QMF, ju do të udhëzoheni për testim në Qendrat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK), në QMF në Emshir për qytetarët e Prishtinës. Ndërsa për qytetet tjera ju mund të testoheni në Qendrat Rajonale të IKSHPK-së në Pejë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë. Testimet mund të bëni edhe në laboratorët private të licencuara për testim me Covid-19, shih listën në webfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë . Në secilën Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë, janë të caktuara hapësirat për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Nga këto Qendra ju do të njoftoheni për Testimin për Covid-19 si dhe për Testimin Serologjik (testimin e antitrupave) ndaj SARS -CoV -2.
Për masat mbrojtëse apo parandaluese ju mund të informoheni në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë apo njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, po ashtu mund të kontaktoni në numrin 038 200 80 800/+383 38 551 431, për më shumë informata.
Si qytetarë të Kosovës ju keni të drejtë në kujdesë cilësor shëndetësor sipas Ligjit Nr.2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin shëndetësor, në rast pakënaqësie ju mund të ankoheni ndaj veprimeve apo mosveprimeve ndaj ofruesve të shërbimeve shëndetësore, ankesa e juaj nuk bënë të jetë më e vonë se 60 ditë nga dita kur ka ndodh pakënaqësia apo dëmi ndaj jush. Këtu mund të gjeni nr. kontaktues dhe formularin e gatshëm të ankesës.
Në rast se ju paraqitni rastin vetëm përmes telefonit ju duhet të jeni të saktë duke informuar rreth vendit dhe kohën kur ka ndodhur pakënaqësia ndaj profesionistit apo institucionit konkret, të keni të dhëna për mjekun/profesionistin që do të mund të verifikoheshin nga Inspektori i Shëndetësisë. Nëse prapë jeni të pakënaqur me vendimin e Inspektorit shëndetësor, në afat prej 8 ditësh nga dita e marrjes së vendimit mund të i bëhet ankesë Inspektoratit shëndetësor. Në këtë rast Inspektorati shëndetësor, është i obliguar që në afat prej 30 ditësh, të vendosë sipas ankesës tuaj në vendimin e inspektorit shëndetësor. Vendimi i Inspektoratit është vendim përfundimtar, ndaj të cilit mund të ngritët padi në Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në afat prej 30 ditësh.