Adoptimi paraqet sigurimin e një familje me të drejta dhe detyrime të njëjta,si të prindërve biologjikë një fëmiu të mitur, që i është privuar mjedisi familjar. Adoptimi në Kosovë është i rregulluar me Ligjin Nr. 2004/32 për Familjen[1]. Qëllimi i adoptimit të fëmijës është mirërritja e fëmijës dhe krijimi i marrëdhënies prind-fëmijë. Sipas këtij Ligji vetëm gjykata është kompetente lidhur me adoptimin, procedurat e adoptimit për fëmijët si dhe mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të adoptimit.
Mund të adoptohen vetëm fëmijët e mitur. Ndërsa, tek fëmijët e moshës mbi 14 vjeçare, kërkohet edhe mendimi i fëmijës për adoptim.
Të interesuarit për adoptimin e fëmijës së mitur duhet të kenë parasysh këto elemente:
- Bashkëshortët të kenë pajtimin e përbashkët me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme, munden edhe me pëlqimin e vetëm njërit bashkëshort. Së paku njëri nga bashkëshortët duhet të ketë arritur moshën 25 vjeçare përderisa bashkëshorti tjetër mund të jetë edhe i moshës 21 vjeçare.
- Personat e pamartuar vetëm nëse e kanë arritur moshën 21 vjeçare.
- Dëshmi me të cilat tregojnë se keni kushte mira ekonomike, marrëdhënie pune stabile me të cilat siguroni mbajtjen e fëmijës.
- Keni dëshmi që jeni në gjendje të mirë shëndetësore/psikike që nuk rrezikon gjendjen e fëmijës,
- Të mos jeni persona në gjini në vijën e drejtë, vëllai, motra si dhe kujdestari pa iu hequr kujdestaria ndaj fëmijës, si dhe kërkesa tjera që shihen si të nevojshme.
Procedura e adoptimit iniciohet me kërkesën fillestare për adoptim në gjykatën themelore sipas vendbanimit te adoptuesit apo te adoptuarit. Kërkesa mund të bëhet nga prindi i ardhshëm adoptues ose, në rastin e fëmijëve që janë “përcaktuar pa përkujdesje prindërore”, nga Organi i Kujdestarisë, duke i bashkangjitur të gjitha certifikata e lindjes së fëmijës dhe dokumente të tjera si më lartë. Në rastet kur janë prindërit biologjik atëherë kërkesës i bashkëngjiten edhe pëlqimi i shkruar e prindërve biologjike me dokumente tjera përcjellëse. Gjykata ka përgjegjësinë për t’i ndihmuar palët në të gjitha fazat e procedurës, duke i njoftuar të dyja palët për qëllimet ligjore, edukative dhe morale si dhe pasojat e adoptimit dhe ta njoftojë të adoptuarin për të drejtat dhe detyrat e ardhshme. Gjykata është përgjegjëse për të bërë të gjitha hetimet, dhe të merr parasysh mendimet e arsyetuara të sociologut psikologëve, mjekëve dhe të ekspertëve tjerë” lidhur me “përshtatshmërinë e palës birësuese. Ajo mund të kërkojë këshilla nga Organi i Kujdestarisë në Qendrat për Punë Sociale, gjatë marrjes së vendimit mbi adoptimin.
QPS ka për obligim vlerësimit të përmbushjes së kritereve, kushteve ekonomike gjendjes shëndetësore, ligjore. Qendrat për Punë Sociale mund të japin mendim pozitiv ose negativë adoptimi aplikohet ndaj fëmijës vetëm nëse është në interesin më të lartë të fëmijës. Vlerësimi bëhet prej 3 profesionistëve sociolog, pedagog jurist, psikolog, raporti përgatitet nga kjo ekip, e menaxheri i rastit e bënë përmbledhjen e deklaratave dhe dëshmive.
Pas adoptimit tre muajt e parë konsiderohet si periudhë provuese gjatë të cilës gjykata do të mbikëqyrë dhe vlerësojë kujdestarinë, në rast nevoje kjo periudhë mund të zgjatet sipas vlerësimit të gjykatës.
Ndërsa, për adoptimin në Kosovë nga persona që nuk janë shtetas të Kosovës duhet të plotësohen kushte të veçanta siç janë: nëse fëmija nuk mund të adoptohet ose të birësohet në Kosovë dhe / ose ekzistojnë arsye të bazuara për veprimin e tillë, nëse fëmija ka nevoja të veçanta dhe ka nevojë për trajtim të specializuar, që nuk mund t’i ofrohet në Kosovë. Pëlqimi paraprak nga organi administrative Qendrave për Punë Sociale, kërkohet për birësime të tilla.
Në rast të refuzimit të kërkesës tuaj keni të drejtë ankese kundër aktvendimit për refuzimin e kërkesës për adoptim brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së aktvendimit.
[1] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2410