Administrata publike duhet të jetë aty për ne, por ne shpesh nuk dimë nga të fillojmë kur kemi nevojë për diçka prej saj, kur dikush kërkon diçka nga ne, ose kur disa të drejta janë shkelur. Në faqet e administrates (institucioneve publike), informacioni kryesor shpesh mungon, ose thellësisht “i fshehur”, dhe madje edhe kur është i lehtë për t’u gjetur, është shkruar në një gjuhë të komplikuar dhe burokratike. Gjithashtu e vështirë të marrësh informacione në sportele  sepse zyrtarët nuk udhëzohen mirë, ose madje nuk janë të gatshëm të ndihmojnë. Kjo është arsyeja pse  është e zakonshme që ne jemi të detyruar të shkojmë në shtëpi për të marrë “një dokument tjetër”, të cilin as që e dinim se na duhej!

Prandaj ne e bëmë këtë pjesë, për të gjetur këshilla në një vend në lidhje me çështjet për të cilat ju mendoni se nuk i keni të gjitha informatat apo dyshoni për ndonjë të tillë. Këshillat janë grupuar në kategori, dhe ju mund t’i kërkoni ato përmes opsionit “fjala kyçe”.

Të gjitha këshillat tona janë të bazuara në fakte, të verifikuara dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nëse keni ndonjë dyshim ose problem, dhe ky informacion nuk është në këtë seksion, mund të na lini një mesazh përmes formularit më poshtë. Këshillat do të përditësohen rregullisht bazuar në komentet tuaja, si dhe ndryshimet në legjislacion.

Këshilla

  • Pajisja me dokumente

  • Fëmijët

  • Shërbimet sociale

  • Pensioni

  • Personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta

  • E-qeverisja

  • Shëndetësia

  • Qasja në informacion/dokumente publike

  • Pjesëmarrja në konsultime publike

  • Pagesat e taksave dhe gjobave

  • Punësimi në administratën publike

  • Çfarë duhet të bëjmë kur shkelen të drejtat tona?

  • Të drejtat tona

  • Shtetasit e huaj në Kosovë