Nëse jeni pjesë e ndonjërës prej këtyre kategorive si në vijim, atëherë ju jeni të liruar nga disa lloje të pagesave të shërbimeve publike.
Veteranët e luftës – bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeçare; Invalidët e luftës së UÇK-së – bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeçare; Familjarët e dëshmorëve – prindërit dhe bashkëshortja/i; Familjarët e të zhdukurve të luftës – prindërit dhe bashkëshortja/I; Familjarët e viktimave civile (martirëve) – prindërit dhe bashkëshortja/i; Viktimat e dhunës seksuale të luftës; Përfituesit e skemave sociale liroheni nga këto pagesa:
- rehabilitimi mjekësor dhe fizikal është e drejtë që e realizojnë të gjithë invalidët e UÇK-së, me prioritet sipas shkallës së invaliditetit;
- shërbimet shëndetësore primare, sekondare dhe terciare në institucionet shëndetësore publike, familjet e dëshmorëve, të zhdukurve të UÇK-së, invalidëve të UÇK-së, si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre;
- shërbimet shëndetësore spitalore jashtë vendit, janë të drejta të cilat i realizojnë pa kompensim, të gjithë invalidët e UÇK-së, në qoftë se është në pyetje sëmundja, e cila nuk mund të shërohet në vendin tonë;
- shërbimet shëndetësore jashtë vendit i gëzojnë edhe invalidët civil të luftës për gjendjen shëndetësore të përkeqësuar, që është pasojë e luftës dhe për të cilën nuk ka shërim në vendin tonë;
- Lirimi nga tatimi dhe dogana për veturat speciale për përdorim personal (një veturë në çdo pesë (5) vjet) si dhe i pajisjes ortopedike janë të drejta të cilat i realizojnë invalidët e UÇK nga grupet I deri në grupin VII në përshtatshmëri me shkallën e paaftësisë.
- Tarifa e liruar dhe reduktimi i harxhimeve të energjisë elektrike për nevoja personale, është e drejtë të cilën e gëzojnë familjet e ngushta të dëshmorëve dhe invalidët e UÇK në rast të gjendjes së rëndë ekonomike, kur i plotëson kriteret sipas skemës së asistencës sociale.
- Lirimi nga tatimi në pronë është e drejtë që e realizojnë familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve të UÇK-së, invalidët e UÇK-së, invalidët civil të luftës, familjet e viktimave civile të luftës që janë në gjendje të rëndë ekonomike,
- taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës;
- lirimi nga pagesat administrative në shkollimin Universitar Publik, Vendosjen në konvikte pa kompensim;
- lirimin nga pagesa e taksave gjyqësore, administrative dhe publike;
- lirimin nga pagesa në trafikun publik urban dhe ndër urban.
Personat e verbër janë të liruar nga këto detyrime:
- Lirimi nga taksat dhe tatimi, personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë.
- Në rast vetëpunësimi ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa në rast se zhvillojnë veprimtari si persona juridikë, ata gëzojnë lehtësira tatimore të cilat i realizojnë sipas ligjeve në fuqi.
- Përjashtimi nga pagesat dhe bashkë-pagesat rregullohet sipas Ligjit për shëndetësi dhe me akte tjera nënligjore.
- Personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre gjatë shoqërimit të personit të verbër, gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas, ndërsa në ndër-urban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës.
- Të gjithë personat e verbër, gëzojnë lehtësira në konsumin e energjisë elektrike sipas Ligjit të Skemës Sociale.
Personat paraplegjik dhe tetraplegjik janë të liruar nga këto pagesa:
- Lirohen nga pagesa e premiumit dhe çfarëdo pagese tjetër shtesë në sistemin shëndetësor publik;
- Reduktim në tarifa të konsumimit të energjisë elektrike, sipas kushteve të përcaktuara nga organet kompetente.
- Përfituesit e këtij ligji si dhe kujdestari i tyre, gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas, ndërsa në trafikun ndër-urban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës.
- Për Lirim nga tatimi, taksat, doganimi për importim dhe nga taksat për regjistrim të automjetit për nevojat e përfituesve të këtij ligji vlejnë dispozitat sipas legjislacionit në fuqi.
- Lirohen nga taksat për regjistrim të automjetit personal apo të kujdestarit.
- Lirohen nga taksat për dokumente personale dhe certifikata të gjendjes civile.
- E drejta për shkollim pa pagesë në të gjitha nivelet e shkollimit në institucionet publike dhe strehimit në konviktet publike.
Ish të burgosurit politik janë të liruar nga këto pagesa:
- lehtësi tatimore dhe doganore për mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për rehabilitimin e tyre shëndetësor;
- lehtësi për shpenzimet e transportit me mjetet e transportit publik;
- përparësi për ndihmë sociale e ekonomike;
- për strehim;
- kompensimin e shpenzimeve të varrimit.
Kujdesi shëndetësor ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore për grupe të posaçme të popullatës si vijon:
- Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare;
- Nxënësit dhe studentët deri në fund të shkollimit të rregullt;
- Qytetarët mbi moshën 65 vjeçare;
- Qytetarët, anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, invalidët e luftës dhe invalidët e tjerë, anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre;
- Shfrytëzuesit e skemave të ndihmës sociale dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre;
- Personat me aftësi të kufizuara;
- Të sëmurët nga diabeti dhe kanceri.
Pensionistët invalidor, pensionistët e rregullt të pleqërisë, etj gëzojnë të drejtën në lirime të pagesës transportit urban dhe kujdesit shëndetësorë dhe lehtësi të tjera.