Strehimi familjar:

Në rastet kur për arsye të ndryshme kemi të bëjmë me fëmijët pa përkujdesje prindërore, atëherë Ligji i Familjes[1] dhe Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare[2] ka paraparë mundësi me të cilat fëmijëve u ofrohet kujdes dhe mbrojtje, poashtu edhe Udhëzimi Administrativ për rregullimin e Strehimit Familjar[3]. Strehimi familjar është mbrojtje e përkohshme e fëmijëve pa kujdes prindëror, në familje tjetër. Kjo formë aplikohet atëherë kur qëndrimi në familje biologjike është i pamundur ose kur fëmija nuk ka fare familje.

Institucionet e Kosovës përmes Qendrave për Punë Sociale – organit të Kujdestarisë, fëmijëve/ të miturve ju ofrojnë kujdestari dhe ju mundësohet mbrojtje e veçantë, në këto raste:

Dokumentet e nevojshme për të përfituar nga strehimi familjar janë: vendimet e kujdestarisë, strehimit familjare, letërnjoftimi, certifikatat e lindjes së fëmijës, certifikata të bashkësisë familjare, deklarata të kujdestarit, vlerësimet e kryera prej organit të kujdestarisë, dhe dokumentacione të tjera sipas udhëzimit administrativ. Në rast të plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, caktohet kujdestari me vendim dhe fëmija strehohet tek të afërmit, si dhe aplikohet një kontratë ku vendoset në strehim familjarin te të afërmit e fëmijës.

Kontrata përpilohet me kujdestarin nga organi i kujdestarisë, e cila nënshkruhet prej të dy palëve, me të cilën përcaktohen obligimet dhe përgjegjësitë, për të cilën ka edhe mbështetje financiare varësisht sa fëmijë janë strehuar, në baza mujore në llogari të kujdestarit në të dhëna të cilat futen në sistem.

Përveç, strehimit familjarë te të afërmit kemi edhe strehimin familjarë tek familjet strehuese. Familjet strehuese janë familje të cilat nuk kanë afërsi familjare me fëmijën, por janë familje  që i nënshtrohen një procesi të vlerësimit: familjet bëjnë kërkesë, vlerësohen për përshtatshmërinë e familjeve strehuese në bazë të vlerësimit, përpilohet një raport mbi  ambient strehimit, kushtet, mundësitë të mira, të mos kenë obligime të papaguara, të jenë emocionalisht të përgatitur, të mos kenë dosje penale dhe element të tjerë, sipas udhëzimit administrativ. Me vendim këto familje përzgjidhen prej panelit në kuadër të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes të Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve, duke pasur parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë. Pas aprovimit prej tyre, këto familje hyjnë në listën e familjeve strehuese te zyrtari për kujdestari dhe strehim. Këto familje luajnë vetëm rolin e strehimit dhe kujdesit dhe në vazhdimësi mbikëqyren nga organi i kujdestarisë dhe kujdestarit.

Ju keni të drejtë ankese në rast pakënaqësie me vendimet e shkallës së parë përkatësisht QPS-ve, të cilën mund ta dorëzoni në QPS brenda 30 ditësh nga dita e pakënaqësisë nëse dyshoni në diskriminim në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, ose për arsye tjera i janë mohuar shërbimet adekuate sociale dhe familjare. Ankesa juaj do të shqyrtohet brenda 30 ditësh nga organi i shkallës së dytë dhe do te njoftoheni përmes QPS-së me vendimin e tyre. Ndaj të cilit ju mund të paraqitni padi në Departamentin Administrative, Gjykata Themelore Prishtinë.

Shënim: Janë edhe organizatat joqeveritare e përkujdesjes sociale dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë.

[1] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2410

[2] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2447

[3] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15651