Aplikimin për letërnjoftim mund ta bëni në në Qendrën Komunale për Pajisje me Dokumente në secilën Komunë të Republikës së Kosovës.

Nëse aplikon për herë të parë, dhe jeni i moshës 16 -18 vjeç:

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht dhe i shoqëruar nga njëri prind apo kujdestari.
Aplikanti duhet të sjell – prezanton në origjinal këto dokumente si në vijmë:

  • Ekstraktin e lindjes origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje për aplikim apo nëse ka pasaportë të RKS dhe nuk ka ndërrim te të dhënave, mund të aplikojë vetëm me pasaportë ,duke e dorëzuar kopjen e pasaportës.
  • Pasaportën e RKS si fëmijë , (nëse e posedoni , në rast të humbjes – raporti
    policor)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
  • Vendimi për fitim të shtetësisë (i lindur jashtë RKS-së dhe ka fituar shtetësinë)
  • Prindi, apo kujdestari prezanton dok. e vetë të identifikimit të vlefshme të RKS
    (një kopje).

Nëse aplikon për ripërtërije /ndërrim te të dhënave humbje apo konfiskim apo dëmtim i letërnjoftimit:

  • Ta prezantoi Letërnjoftimin ,origjinal për shikim dhe ta dorëzoi një (1) kopje, atëherë kur aplikohet për ripërtëritjen.
  • Në rast të ndërrimit te të dhënave në Letërnjoftim kërkohet edhe Ekstrakti i lindjes.
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
  • Raportin për konfiskimin (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
  • Dokumenti i dëmtuar – tregohet (një kopje)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel

Procedura e aplikimit për Letërnjoftim nga mosha 18 – vjeçare
Duhet të jeni prezent personalisht dhe të prezantoni në origjinal dokumentin si në vijim:

Nëse aplikoni për herë të parë

  • Ta prezantoi Ekstraktin e lindjes në origjinal në shikim e të dorëzoi një (1) kopje,
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)

Nëse Aplikim për ripërtërije /ndërrime te të dhënave, humbje/vjedhje apo konfiskim, dëmtuar
Ekstraktin e lindjes, një (1) kopje, (nëse ka ndërrim te të dhënave)

  • Ta prezantoi Letërnjoftimin/pasaportën e RKS origjinal për shikim dhe të dorëzoi një (1) kopje
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer ne gjuhet zyrtare)
  • Raportin për konfiskimin (i përkthyer në gjuhet zyrtare)
  • (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
  • Dokumenti i dëmtuar – tregohet (bëhet një kopje)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
  1. Kosto dhe kohëzgjatja e paisjes me leternjoftim
  • Me procedurë të rregullt kushton 10 euro, lëshohet për 1-15 ditë
  • Me procedurë të shpejtuar, 10 euro + 50 euro, lëshohet për 1-72 orë

Shënim: Rastet të cilat shkojnë në Komision  /apo në Sektor për  rishqyrtim, apo mund të marrin më shumë kohë!

 

Sipas U. A. 05/2018  leternjoftimi  merret -me procedurë të përshpejtuar pa tarifë shtesë (pa 50 €) në këto raste si në vijmë:

  • rastet urgjente mjekësore,
  • udhëtimet zyrtare, dhe udhëtimet që konsiderohen me interes për shtetin, dhe institucionet, si në sport, kulturë,
  • dhe në disa raste të tjera humanitare, ekonomike.

Të gjitha këto procedura / lloje aplikimi duhet të dëshmohen me dokumente të vlefshme nga institucione përkatëse, si në vijim:

  • Raport nga Mjeku apo nga spitali,
  • Vërtetim apo konfirmim nga institucioni më i lartë

Tërheqja / marrja e letërnjoftimit

  • Personalisht nga aplikanti, apo nga
  • përfaqësuesi ligjor apo i autorizuari tij, nga anëtari i ngushtë i familjes.

Prezantohen këto dokumente,

  • Letërnjoftimi paraprak (nëse ka)
  • Raportin e policisë (në raste humbës/vjedhjes pas aplikimit )
  • Dokumentin Identifikues të përfaqësuesit ligjorë apo të autorizuarit të tij
  • Dëshminë për përfaqësim ligjor nga organi kompetent
  • Dokumenti identifikues i familjarit të ngushtë, si dhe
  • Ekstrakti i lindjes/certifikatë martese, dëshmi tjetër që dëshmon lidhjen familjare.

Shënim; Letërnjoftimi mbahet në Qendrën për Paisjen me Dokumente deri në tërheqjen e tij nga aplikuesi,- deri në skadimin afatit të vlefshmërisë së tij