Familjet që kanë nevojë për ndihmë financiare, juve ju ofrohet ndihmë financiare familjeve, të cilat janë banorë të përhershëm të Kosovës dhe që përmbushin kriteret jo-financiare dhe financiare për ndihmë sociale, sipas Ligjit Nr. 2003 / 15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë dhe Ligji Nr. 04/L-096 për Ndryshim dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë.
Ndihma sociale ka për qëllim për të ndihmuar financiarisht familjet, anëtarët e të cilëve janë ose me aftësi të kufizuara të përhershme ose në moshën mbi 65 vjeçare, familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar, familja me një anëtar të familjes të aftë për punë dhe: (i) me të paktën një fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç apo (ii) që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç, si dhe për familjet të cilët kanë vetëm një apo asnjë familjar të punësuar (të regjistruar si të papunë në Zyrat e Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale) dhe i kanë të hyrat nën standardin e caktuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Aplikimi për ndihmë sociale bëhet në Qendrën e Punëve Sociale më të afërt, në mënyrë fizike, prej ku edhe mund të merrni më shumë informata lidhur më dokumentacion. Të gjitha shërbimet janë pa pagesë.
Qendra për Punë Sociale, do të ju informojë me shkrim secilin për rezultatin e kërkesës në afatin prej dyzet e pesë (45) ditësh, prej ditës kur keni dorëzuar kërkesën tuaj të kompletuar.
Si kërkues i ndihmës sociale për të gjitha shkresat dhe komunikimi do ta bëni fizikisht përmes Qendrës së Punës Sociale.
Jeni refuzuar me vendim nga QPS, mund të parashtroni kërkesë për rishqyrtim të vendimit brenda 5 ditësh me shkrim Drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, i cili duhet të ju përgjigjet brenda 10 ditëve në kërkesën e juaj. Nëse prapë nuk ju është njohur e drejta në ndihmë sociale atëherë ju mund të drejtoheni me ankesë Komisionit të ankesave të Ministrisë, përmes QPS-së brenda 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit nga organi përkatës i QPS-së. Komisioni i ankesave duhet ta shqyrtojë ankesën dhe ta njoftojë me shkrim parashtruesin e ankesës për vendimin e pranuar për njëzetenjë (21) ditë pas marrjes së ankesës. Nëse jeni refuzuar prapë me vendimin e Komisionit për ankesa të shkallës së dytë, keni të drejtë të parashtroni padi në afatin prej (30) ditësh për inicimin e kontestit administrativ në Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nga dita e marrjes së aktvendimit. Të cilën mund ta dorëzoni edhe me postë.