Për të realizuar një të drejtë për pension në vendet e huaja, ju mund ta realizoni atë përmes Divizionit të Pensioneve të Jashtme, në shtetet me të cilat Kosova ka Marrëveshje Bilaterale në fushën e Sigurimit Social, të trashëguara dhe të inkorporuar në sistemin tonë ligjor ose marrëveshjeve të nënshkruara. Dokumentacioni bazë që ju duhet të ofroni për këtë pension janë:

  • Ekstraktin e lindjes;
  • Ekstraktin e martesës;
  • Ekstraktin e bashkësisë familjare;
  • Vërtetimin mbi jetën;
  • Xhirollogarinë bankare;
  • Dëshmitë e përvojës së punës së vendit ku aplikon për pension;
  • Dëshmitë e përvojës së punës së Kosovës.

Varësisht nga shteti ku aplikohet dhe për cilin lloj pensioni aplikohet, mund të ketë ndryshime (psh. në rast të paraqitjes së kërkesës për pension familjar, atëherë e veja/i ve duhet dosjes së aplikimit t’i shtojë edhe ekstraktin e vdekjes dhe ekstraktet e lindjes së fëmijëve – nëse ka- dhe dëshmitë e shkollës – nëse normalisht edhe për këtë rast fëmijët janë në shkollë). Pra, mund të ketë nevojë për dokumente shtesë, por gjithsesi bëni një këshillim paraprakë me zyrtarët e Divizionit të Pensioneve të Jashtme.

Ju si parashtrues, me dokumentacionin e kompletuar duhet të paraqiteni personalishtzyrat e Divizionit të Pensioneve të Jashtme me ç ‘rast dhe duhet të nënshkruhen formularët e gatshëm përkatës, për llojin e pensionit për të cilin aplikohet.

Pastaj, kërkesat e juaja vlerësohen nga institucioni përkatës në shtetin ku kërkohet njohja e një të drejte që rrjedh nga marrëveshjet bilaterale duke u bazuar në kriteret e shtetit ku keni aplikuar. Divizioni do të ju rekomandoj kur duhet të parashtrohet një kërkesë e caktuar duke u bazuar në llojin e kërkesës dhe shtetin me të cilin zbaton marrëveshjen, dhe p.sh. për një kërkesë për pension të pleqërisë rekomandohet dhe pranohen kërkesa maksimum 6 muaj përpara, por nuk ka ndonjë kriter të vendosur.

Në Kosovë ekziston vetëm zyra e Divizionit të Pensioneve të Jashtme në kuadër të Administratës Pensionale në Prishtinë dhe nuk ka degë tjetër. Rrjedhimisht çdo kërkesë për realizimin e këtij pensioni duhet të parashtrohet vetëm në zyrat përkatëse në Prishtinë, rruga Pashko Vasa, Baraka nr. 1, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shërbimi kryhet i tëri në mënyrë fizike. Pra, i tërë dokumentacioni i përmendur më herët duhet të parashtrohet në kopje fizike dhe si i tillë bashkë me dokumentacioni tjetër përcjellës (formularët përkatës) dërgohen në shtetin tjetër kontraktues. Pra, shkëmbimi i të dhënave tuaja bëhet përmes formës fizike me postë ndërmjet palëve të interesit (pensionistit, institucioneve në Kosovë dhe institucioneve tjera në shtetin kontraktues).

I tërë ky shërbim për këtë kategori të qytetarëve ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në rast ankese, ajo është e paraparë me ligjet që aplikohen në shtetin kontraktues, i cili njeh apo refuzon një kërkesë të caktuar. Ankesë pranë institucionit në Kosovë nuk mund të parashtrohet për vendimet e shteteve tjera kontraktuese. Ankesa paraqitet nga ju si kërkues, nëse jeni të pakënaqur me vendimin e shtetit aplikues. Divizioni i Pensioneve të Jashtme nuk ofron shërbim në ndihmë të qytetarëve në lidhje me ankesat, por gjithsesi informon, orienton dhe rekomandon ankuesit për të drejtën tuaj në ankesë dhe ofron detaje tjera që janë të rëndësishme për juve. Sipas praktikës shtetet kontraktuese provojnë të përfundojnë sa ma shpejtë që të jetë e mundur, duke marrë parasysh natyrën e ndjeshme të punës me pensione.

Lidhur me komunikimin dhe lëshimin e vendimeve të lëshuara apo vendimet si rezultat i ankesave, ekzistojnë dy adresa: një vendim ju dorëzohet juve si parashtrues i kërkesës (ose edhe përfaqësuesit ligjor) dhe tjetri në Divizioni e Pensioneve të Jashtme. Mbrojtja e të dhënave personale është një çështje e ndjeshme ndër shtetet e EU.