Tatimi në pronë është i rregulluar me Ligjin Nr. 06/L-005 Për Tatimin në Pronën e Paluajtshme[1]. Ky ligj  vendos tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe përcakton rregullat dhe procedurat themelore për administrimin e tatimit në pronën e paluajtshme nga komunat dhe Ministria e Financave.

Tatimi në pronë mund të paguhet në dy forma drejtpërdrejtë në zyret e Komunës tuaj, mund të kyçeni edhe online, për më shumë informata drejtohuni duke klikuar këtu, po ashtu në Facebook të Departamentit të Tatimit në Pronë  apo në webfaqe të secilës Komunë që kanë mundësuar këtë shërbim. Mjafton të shkruani Komuna e Prishtinës apo komuna juaj përkatëse dhe ju mund të gjeni informatat e nevojshme, për shembull – Komunën e Prishtinës (shih këtu). Për t’u informuar me të gjitha kontaktet dhe zyrat e pronave në Komuna, ju mund të drejtoheni përmes informatave

Nëse mendoni se ka gabime në Faturën e tatimit në pronë apo Certifikatën e vlerës së vlerësuar, ju keni të drejtë ankese apo kërkese për korrigjime. Për të pasur efekt në tatimin e vlerësuar të vitit aktual, ju duhet të dorëzoni ankesë apo kërkesë për korrigjim më së voni deri më 31 Mars. Komunat kanë për obligim shqyrtimin e ankesave në afat prej 60 ditëve, e në raste komplekse ju do të njoftoheni për shtyrje të afatit edhe për 30 ditë tjera. Dorëzimi i ankesave mund të bëhet në zyrat e protokollare të Komunës apo drejtpërdrejt në Ministri, personalisht apo përmes postës. Për juve janë mundësuar forma të gatshme të ankesës të cilat mund të shkarkohen edhe online.

Ju mund të ankoheni në Ministrinë e Financave ndaj vendimeve të Komunës në rast se jeni të pakënaqur në afat prej 30 ditëve, prej të cilës ju do të njoftoheni brenda 45 ditëve nga dita e dorëzimit, nëse edhe në vendimin e shkallës së dytë jeni të pakënaqur, atëherë ju keni të drejtë në padi brenda 30 ditëve në Departamentin Administrativ, Gjykata Themelore Prishtinë.

Për t’u informuar me shumë lidhur me ankesën dhe format klikoni këtu