Ndajeni përvojën tuaj
Ndër mangësitë më të mëdha të administratës tonë publike është mungesa e mundësive për të lënë ankesa. Për momentin, ne nuk mund t’i themi organit të administratës publike se çfarë mendojmë për shërbimin e tij, çfarë probleme ose komplimente kemi pasur, panvarësisht nëse jemi të kënaqur me të ose jo.
Kjo është arsyeja pse ne e krijuam këtë hapësirë për ju. Këtu mund të ndani përvojën tuaj me ne gjatë kontaktit me administratën publike dhe ne do ta ndajmë përvojën tuaj në platformën tonë.
Ne do të përfshijmë problemet dhe kundërshtimet më të zakonshme në raportin tonë dhe do të formojmë rekomandime të bazuara mbi to, të cilat do t’i ndajmë me publikun dhe mediat, si dhe me vendimmarrësit dhe do të kërkojmë reforma në fushat që shqetësojnë më së shumëti qytetarët.
INSTRUKSIONET SE SI TA PLOTËSONI PYETËSORIN
Pyetësorët janë anonim.
Për hir të saktësisë së informacionit dhe statistikave, ju lutemi shënoni opsionin e gjinisë suaj, moshën, cilin organ të administratës publike keni pasur kontakt dhe cili shërbim është në pyetje.
Pastaj, ju lutemi përshkruani përvojën tuaj – pozitive ose negative, dhe ju do të keni mundësinë të bashkëngjitni një fotografi, audio ose video apo edge dokument që dëshironi, i cili ka të bëjë me përvojën tuaj.
Pas kësaj, duhet të pranoni që përvoja ime, si anonime, do të publikohet duke klikuar në “Dorëzo” dhe informatat e juaja do të arrijë në bazën tonë të të dhënave.